Skip to content

Dhunohet polici i burgjeve në Yzberisht, përfundon te spitali i Traumës! Ja detajet nga ngjarja

Një efektiv i burgjeve mësohet se është dhunuar gjatë natës në Yzberisht. 

Polici i dhunuar është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës në kryeqytet, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Mësohet se autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar.

Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë.