Irma Hasani, punonjese e ‘Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare’ është kthyer ne objekt hetimi pasi Prokuroria e Tiranës i sekuestroi prona dhe mjete luksoze, të cilat dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e të vëllait, të arrestuar në Angli për drogë.

Sipas prokurorise, Irma Hasani ishte punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë dhe nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Organi i akuzes theksoi se brenda një periudhë një mujore Irma Hasani ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish-kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt.

Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160.000 Euro është tranferuar nga punonjësa e shtetit në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera tê paluajtshme dhe 6 automjete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re