Skip to content

Ish-presidenti i Iranit: Shefi i shërbimit tonë sekret, agjent izraelit!

fb4e07ca f722 4b9f a6e5 5fbb85b5a940 w1023 r1 s

Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad zbuloi gjatë një interviste me CNN Turk se kreu i njësisë së shërbimit sekret, i cili u krijua për të synuar agjentët e Mossad-it në vend, doli të ishte një agjent izraelit.

Duke folur për CNN Turk, Ahmadinexhad tha se 20 agjentë të tjerë në ekipin e inteligjencës iraniane të ngarkuar me monitorimin e aktiviteteve të inteligjencës izraelite janë kthyer gjithashtu kundër Teheranit, raporton The Times Of Israel.

Agjentë të dyfishtë dyshohet se i kanë transmetuar Izraelit informacione të ndjeshme në lidhje me programin bërthamor të Iranit, përfundon ish-presidenti.

Muajin e kaluar, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se 12 persona u arrestuan me dyshimin se shërbenin si operativë që punonin me Izraelin dhe komplotonin kundër Iranit.