Banka e Shqipërisë e la të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%, pasi sipas guvernatorit Gent Sejko i përgjigjet zhvillimeve aktuale të ekonomisë dhe normës së inflacionit që është në trend rënës. Guvernatori theksoi se me qëllim mbrojtjen e qytetarëve këshilli Mbikqyrës ka miratuar edhe rregulloren e hartuar për institucionet jo banka, e cila kufizon numrin e kredive konsumatorë që mund të marrë një klient në të njëjtën kohë.

Banka e Shqipërisë e la të pandryshuar normën bazë të interesit në 3%, pasi sipas guvernatorit Gent Sejko i përgjigjet zhvillimeve aktuale të ekonomisë dhe normës së inflacionit që është në trend rënës.

“Inflacioni i çmimeve të konsumit ka qenë relativisht i qëndrueshëm gjatë muajve korrik-gusht, duke qëndruar pranë një niveli mesatar prej 2%. Rënia e inflacionit gjatë tre tremujorëve të parë të vitit është diktuar – në masën më të madhe – nga kontributi në rënie i inflacionit të artikujve ushqimorë dhe, së fundmi, i çmimeve të produkteve energjetike. Nga ana tjetër, ndonëse me një tendencë të lehtë rënëse, inflacioni i artikujve të tjerë të shportës shfaqet më i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të INSTAT-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, duke qëndruar në kahun e sipërm të pritjeve tona”, tha Sejko në konferencë për mediat.

Guvernatori Sejko tha se gjatë tremujorit të dytë të vitit është vënë re rritje e pagave dhe e punësimit, por mungesat për staf janë ende shumë prezente.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re