Skip to content

Kryeministri Rama sërish në spital, kryen një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në QSUT

Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza, për hernien inguinale.

Rama e kishte paralajmëruar më herët se do të kryente ndërhyrje, kur mori pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda QSUT-së.

“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”, deklaroi aso kohe Rama.

Kujtojmë se më shumë se një vit më parë Rama iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendicitit, po në QSUT.

Ka qenë ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata që ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të spitalit.

“”