Qyteti i Vlorës vazhdon të përballet me përmbytje të rënda pas reshjeve të dendura të shiut, që kanë shkaktuar probleme në disa zona.
Mësohet se manastiri i Zvërnecit nuk ka shpëtuar nga kjo situatë, me ambientet e jashtme dhe bodrumet e tij nën pushtetin e ujit.
Punonjësit e manastirit kanë marrë iniciativën për të larguar ujin, duke përdorur pompa për të mbajtur situatën nën kontroll. Megjithatë, ata kanë theksuar se nuk kanë marrë ndihmën e askujt për të përballuar këtë emergjencë.
