Një person i paraqitur si gazetar tentoi t’i vinte flakën vetes pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku po protestonte kundër gjenocidit të Izraelit në Gaza.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se i riu është ndalur nga policia teksa tentonte t’i vetëdigjte vetes.

“Unë jam gazetar. Ju lutemi ndaloni lajmet e rreme”, ka bërtitur i riu teksa tentoi t’i vinte flakën vetes.

Një nga demonstruesit ka tentuar të shuajë flakët me ujë dhe i riu ka marrë djegie në duar.

Dëshmitarët okularë pohojnë se i riu tha se ishte gazetar i CBS dhe e akuzoi atë shtëpi mediatike për lajme të rreme në Gaza.

Kjo është përpjekja e katërt për t’u vetëdjegur në protestat pro-palestineze në SHBA.

Rasti që tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut botëror ishte vetëdjegja e 25-vjeçarit Aaron Bushnell, i cili ishte në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së dhe e kreu këtë akt para ambasadës izraelite në Uashington në shkurt.

Bushnell e transmetoi drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

“Unë nuk do të marr më pjesë në krimin e gjenocidit”, bërtiti Bushnell dhe i vuri flakën vetes duke u lyer me benzinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re