Partia e Lirisë ka vendosur të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, që do të mbahet sot pasdite.
Në një deklaratë për mediat, Partia e Lirisë njoftoi se kryetari i saj, Ilir Meta, së bashku me anëtarët dhe simpatizantët e partisë, do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.
“Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bashkë me drejtues dhe anëtarë të partisë, do të niset nga Selia Qendrore për të ecur drejt Kryeministrisë dhe për t’iu bashkuar protestuesve,” thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë.
Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje nga e gjithë Shqipëria, ndërsa drejtuesit politik të qarqeve gjatë javës kanë zbritur në terren duke mobilizuar demokratët për pjesëmarrje masive në portestën në kryeqytet.
Protesta nuk do të ketë fjalime politike ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha në një videomesazh nga shtëpia e cilësoi protestën si fillim të mosbindjes civile pa ndalim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike.
