Këmbët dhe kyçet janë pjesët më të rëndësishme që duhen vëzhguar nëse besoni se vuani nga dështimi i zemrës, sepse shpesh ndodhin disa ndryshime midis zonës së shputës dhe pulpes , të cilat ne nuk i kapim siç duhet. Ja cilat janë shenjat alarmante që duhet të keni kujdes.
Simptomat e dështimit të zemrës- Sipas mjekëve në Fondacionin Britanik të Zemrës, këmbët dhe kyçet e këmbëve komunikojnë menjëherë nëse ka probleme që lidhen me sistemin kardiovaskular në trup. Si? Ënjtje. Megjithatë, njerëzit priren ta ngatërrojnë këtë simptomë me lodhjen ose nuk i kushtojnë vëmendje fare.
Megjithatë, është një ngjarje e hershme: ënjtja (e quajtur edhe edemë) shfaqet para çdo simptome tjetër dhe mund të ndihmojë të sëmurët të shmangin dëmtimin e pakthyeshëm të zemrës. Sipas fondacionit britanik të përmendur më sipër, 40% e personave me insuficiencë kardiake kanë ënjtje në kyçet e këmbëve, pikërisht simptomë falë së cilës mund të merret shpejt një diagnozë ,por që ende nënvlerësohet.
Simptoma të tjera të dështimit të zemrës janë ndjesia e pamundësisë për të marrë frymë mirë edhe nëse nuk keni bërë shumë lëvizje apo punë, kini një ndjesi që përkeqësohet kur jeni shtrirë dhe mund të na detyrojë të zgjohemi natën për të marrë më shumë frymë.
Ndjenja e trullosjes, ose ndjenja se do t’ju bjerë të fikët ose ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk jeni në gjendje të kryeni asnjë lloj aktiviteti sportiv , janë gjithashtu shenja të rëndësishme.
Si duket ënjtja-Shfaqja e edemës mund të duket më mirë në mëngjes dhe të përkeqësohet gjatë ditës. Nëse një ose të dy kyçet, këmba ose të dyja këmbët janë të fryra dhe situata nuk përmirësohet pas disa ditësh ose përkeqësohet, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj të familjes.
Specialisti do të vlerësojë edhe shkaqe të tjera të ënjtjes që mund tu ndodhin ,si (ndrydhje, mpiksje gjaku, infeksion, pickim insekti ose shenjë të tjera ,nëse ka probleme që lidhen me mëlçinë dhe veshkat) dhe më pas do të zgjedhë se cilat teste do të përshkruajnë për të vlerësuar shëndetin. e pacientit.
