Skip to content

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vritet me thikë nga dy kushërinjtë e tij! Dëshmia në polici: Ja pse e kryem krimin

Dy vëllezër kanë vrarë kushëririn e tyre shqiptar në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (7 tetor) në Athinë.

Sipas mediave greke kanë qenë oficerët e policisë, të cilët gjetën në kryqëzimin e rrugëve Chania dhe Patisia një person të mbuluar me gjak me një plagë nga një objekt i mprehtë në qafë.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka marrë mori 28 vjeçarin nga Shqipëria dhe e ka transportuar në spitalin “Evangelismos”, ku më pas ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve dy orë pas ngjarjes, në komisariatin e Kipselit kanë shkuar dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, të cilët janë deklaruar kushërinj të viktimës.

Konkretisht, 17-vjeçari ka thënë në polici se ka qenë ai që ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin ndërsa 19-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor.

Dy vëllezërit shqiptarë me nënshtetësi greke kanë pohuar në polici se krimin e kanë kryer pasi ai abuzonte me ta.

“”