Skip to content

Presidenti Meta niset për vizitë në Egjipt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, niset këtë të martë për një vizitë zyrtare dy ditore në Egjipt, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

 

Gjatë vizitës në Egjipt, përveç ceremonive të rastit dhe takimit me Presidentin El-Sisi, Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit dhe Kryeministrin e Egjiptit, si dhe me përfaqësues të sipërmarrjeve egjiptiane.

 

Gjithashtu, Presidenti Meta do të takohet edhe me përfaqësues e komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.