Andrew filloi të punonte me drurin në vitin 2012, duke gdhendur figura të vogla nga lapsa të vjetër…

Andrew Mallon në Virxhinia, SHBA, po i jep jetë trungjeve të vjetra të pemëve, duke i shndërruar ato në skulptura mahnitëse me ndihmën e motosharrës së tij.

Deri tani, ai ka krijuar mbi 150 skulptura, shumica e të cilave janë vendosur në parqe dhe oborre private në pjesën veriore të Virxhinias. Mallon shpreh qëllimin e tij për të gjallëruar hapësirat dhe për t’u dhënë njerëzve pak magji. “Pas çdo projekti, ndjej ndikimin që ka në lagje dhe komunitet. Ato sjellin gëzim për njerëzit!”-thotë ai.

https://www.instagram.com/amsculptures_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8528318a-f9de-4078-a753-2b94799a659a

Andrew filloi të punonte me drurin në vitin 2012, duke gdhendur figura të vogla nga lapsa të vjetër. Më pas, ai kaloi në krijimin e skulpturave më të mëdha, duke investuar në motosharrën e tij të parë. “Gdhendja me motosharrë është si operacion në tru. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm”-shpjegon ai. Sot, Mallon punon me 10 motosharra dhe mjete të tjera, duke bërë 90% të punës me motosharrë elektrike. Në vitin 2016, ai themeloi “AM Sculptures” dhe pasioni i tij u shndërrua në një biznes fitimprurës, me skulptura që kushtojnë nga 3000 deri në 5000 dollarë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re