Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar në Kuvend një nismë e cila parashikon që të paktën 10% e financimit publik që përfitojnë partitë politike t’u kalojë në mënyrë të drejtpërdrejtë grave brenda partisë politike.

Kjo sipas Kryemadhit i dedikohet fuqizimit të vajzave dhe grave brenda partisë përkatëse.

Në shkresën drejtuar kryearlamentares Elisa Spiropali  shkruhet se raportimi pranë KQZ-së në lidhje me shpenzimet që i përkasin kësaj shume, bëhet në mënyrë të ndarë nga pjesa tjetër e financave për të cilat raporton partia politike përkatëse.

Shtimi i kësaj pike në ligjin për “Partitë Politike” mundëson një kuotë apriori, e cila përcaktohet me ligj dhe dedikohet specifikisht për gratë dhe vajzat brenda partisë politike, duke e bërë të detyrueshëm kalimin e tyre automatik në përdorim të strukturave të grave të partive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re