Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një lidhje live me emisionin ‘Open’ në Neës24, ka komentuar refuzimin nga institucionet e drejtësisë, komisionin e posaçëm anti-korrupsion që do të drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj.

Manjani tha se ajo që është e rëndësishme është të bëhen reflektime në lidhje me punën që ka bërë drejtësia, duke thekuar se tashmë kanë kaluar 8 vite nga reforma.

“SPAK nuk bëhet më i mirë nëse arreston Veliajn apo Ramën, as nuk bëhet më i keq nëse i lë ata pa arrestuar. Pas 8 viteve që kanë kaluar nga reforma, kemi nevojë për një reflektim të thellë mbi atë çfarë duhet të bëjmë më mirë. Çdo shtet e bën këtë”, tha ai teksa shtoi se është i mendimit se ka nevojë për një ndërhyrje emergjente në reformën e drejtësisë.

“Duhet të shtrojmë disa pyetje, sepse shteti ka nevojë për ndryshime dhe reflektime,” theksoi Manjani.

Ndër të tjera, Manjani bëri thirrje që të mos bojkotohet ideja e reflektimit për reformën në drejtësi, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për përmirësimin e situatës aktuale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko