Skip to content

Dhunonte dhe kërcënonte me jetë prej dy vitesh gruan dhe djalin e tij, dënohet dhe dëbohet nga Italia 58-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar në Itali është dënuar me 4 vite e 3 muaj burg nga Gjykata e Livornos, pasi për dy vite kishte dhunuar gruan dhe djalin e tij.

Sipas mediave italiane, ai jo vetëm i kishte dhunuar me shkelma e grushte për dy vjet, por dhe i kishte kërcënuar me jetë.

Ky shtetas kishte tentuar të kërkonte rinovimin e lejes së qëndrimit që kishte marrë fillimisht në vitin 2016, pikërisht si baba i një të mituri, banues në Itali. Por kërkesa iu refuzua për shkak të keqtrajtimit të djalit dhe gruas së tij.

Dhuna ndaj djalit dhe gruas i kushtoi edhe dëbimin.  58-vjeçari u dërgua për në Tiranë më avion dhe është shoqëruar nga Policia italiane drejt Shqipërisë. Ai i është dorëzuar autoriteteve shqiptare.

“”