Skip to content

Dy ditë pasi u paraqit në SPAK, deputeti i Partisë Socialiste dorëzon mandatin

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorezuar mandatin, dy dite pasi u paraqit ne Prokurorine e Posacme.

Jurgis Çyrbja ne SPAK

Mësohet se Çyrbja, deputet i qarkut Durrës, ka paraqitur kërkesën për lënien e mandatit.

Lënia e mandatit të tij vjen pasi ai u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me një kallëzim të Edi Palokës për abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Deri në këto momente, Cyrbja nuk ka bërë asnjë reagim për çështjen e lënies së mandatit.

Ai largohet nga Kuvendi pak muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare të vitit 2025, çka do të thotë se nuk do të jetë në listat e kandidatëve të maxhorancës.

“”