Aksidneti ka ndodhur reth orës 17:00, në aksin rrugor “Përrenjas-Librazhd”

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Përrenjas-Librazhd”, ku janë përplasur dy mjete.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar njëri prej drejtuesve, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Përrenjas-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen I. H., 32 vjeçe.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. Sh., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore, në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re