Uragani zbriti në tokë gjatë natës dhe më pas u dobësua: u ul në kategorinë 1, por alarmi mbetet

Uragani Milton arriti në tokë në Florida dhe shkaktoi të paktën nëntë vdekje. Pasi mbërriti në brigjet amerikane, ai u dobësua dhe u reduktua në kategorinë 1, por alarmi mbetet për shkak të erës shumë të fortë. Ajo që është quajtur “stuhia e shekullit” goditi tokën në gjirin Tampa gjatë natës, pak pas orës 2 të mëngjesit, sipas orës shqiptare , duke mbjellë shkatërrim dhe frikë.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ka viktima. Rreth 5.9 milionë njerëz u urdhëruan të evakuoheshin dhe rreth tre milionë klientë mbetën pa energji elektrike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re