Skip to content

SHBA 2024, Trump flet për amerikanët që jetojnë jashtë vendit: “Stop taksimit të dyfishtë”

Donald Trump është duke u ballafaquar me amerikanët që jetojnë jashtë vendit duke premtuar se do t’i japë fund “taksimit të dyfishtë” nëse fiton zgjedhjet.

“Shtetet e Bashkuara tatojnë qytetarët pa marrë parasysh se ku jetojnë në botë, gjë që është e ndryshme nga shumica e vendeve të tjera që përdorin taksimin e bazuar në rezidencë,” tha ai.

Departamenti i Shtetit vlerëson se deri në 9 milionë amerikanë jetojnë ose shërbejnë jashtë vendit, por kjo nuk i përjashton ata nga paraqitja e deklaratave tatimore në SHBA.

Shumica e amerikanëve që jetojnë jashtë  paguajnë taksa në Shtetet e Bashkuara, tha Trump, por paraqitja e deklaratave mund të jetë një proces i ndërlikuar dhe për ata që jetojnë në një juridiksion që nuk ka një traktat tatimor me Shtetet e Bashkuara, mund të nënkuptojë pagesën e taksave dy herë.