Ky është momenti kur ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ai u thirr në SPAK në orën 10:00, tre ditë pas u mor në pyetje për rreth 5 orë nga prokurorët e posaçëm.
“Mirëmëngjes, mirë jeni?”, i drejtohet ish-deputeti gazetarëve në momentin që paraqitet ne Prokurorinë e Posaçme.
Jurgis Çyrbja shihet i shoqëruar nga avokatja e tij teksa hyn brenda ambienteve të organit hetues.
Kujtojmë që Çyrbja dorëzoi ditën e djeshme (10 Tetor) mandatin e deputetit, dy ditë pasi u thirr në SPAK për herë të parë, më 8 Tetor.
