Ish-deputeti Halit Valteri, i cili sinjalizoi policinë për shtëpinë e barit në Tiranë është shfaqur në këtë magazinë i shoqëruar me uniformat blu.
Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm, policia ka arrestuar 7 persona, mes tyre edhe tre punonjës të OSHEE. Ndërsa u shpall në kërkim organizatori i këtij aktiviteti, 46-vjeçari Saimir Karaj.
Karaj është daja i Erlind Tresës, personit që u vu në pranga së bashku me 6 persona të tjerë.
Personat e arrestuar jane: Erlind Tresa, Reshit Tresa, Asqeri Likaj, Elvis Lala, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali.
Ndërkohë policia thote se në total janë sekuestruar 293 bimë narkotike, kanabis sativa, e cila u asgjesua me ane te djegies.
Sipas policisë të arrestuarit kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Ndërkohë punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., e cila eshte proceduar penalisht ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
“Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave”, thote policia.
