Skip to content

VIDEO:Pamje të RËNDA/ Shpërthimi më i fuqishëm në pikën e karburantit! Mes viktimave dy të mitur

Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur pranë një karburanti, në kryeqytetin çeçen Grozni, duke shkaktuar dëme të mëdha por dhe panik tek banorët.

Sipas mediave të huaja, shpërthimi është regjistruar nga kamerat që ndodheshin në zonë, teksa raportohet se shkaktoi edhe një tërmet që u ndje në zonë.

Shpërthimi i pashpjeguar në rajonin gjysmë autonom rus, ndodhi rreth 1 km larg pallatit të liderit të rajonit Ramzan Kadyrov, aleat i Putin dhe militant në luftën në Ukrainë. Pamje të frikshme tregonin shpërthimin për të cilin vendasit thonë se u ngjante si një tërmet, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Dy nga viktimat e rastit tragjik nga  shpërthimi raportohet se ishin të mitur, teksa plasja shkatërroi krejtësisht stacionin e karburantit.

Zyrtarët vendas thanë se kanë nisur hetimet për shkaqet e tragjedisë, por që prej nisjes së luftës në Ukrainë vendi është tronditur nga shpërthime e atentate të mistershme të figurave publike, për të cilat perëndimi fajëson presidentin Putin për eleminimin e çdo disidenti që është kundër luftës .