Skip to content

VIDEO/ Rama publikon pamjet nga kantieri i rrugës Shëngjin-Velipojë: Investim në turizëm! Do jetë ndër akset më panoramike të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar pamjet na kantieri i rrugës Shëngjin – Velipojë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky është një investim strategjik në fushën e turizmit.

Sipas kryeministrit Rama rruga Shëngjin – Velipojë do të jetë një nga akset me panoramike të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e rrugës Shëngjin – Velipojë, një investim strategjik në fushën e turizmit që do të jetë po ashtu ndër akset më panoramike të Shqipërisë, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Edi Rama.

“”