Vlera e arit vazhdon të rritet dhe sot më shumë se kurrë është mirë të dimë se sa prej tij kemi. Në këtë drejtim, ar mund të gjendet edhe në shumë pajisje elektronike që kemi në shtëpi.
Prandaj, përpara se të hidhni një pc apo telefon, që ndoshta nuk funksionon më, do të ishte interesante ti hapni për të parë nëse përmbajnë të paktën një pjesë të metalit të çmuar.
Pa e ditur, në fakt, ne mund të kemi një thesar të vogël.
Ari, në fakt, është një përcjellës i shkëlqyer që përdoret shpesh për të bërë pajisje të ndryshme. Por ku e gjejmë? Sasi të vogla të metalit të çmuar, madje 22 karat, gjenden gjithmonë në pajisje të tilla si telefonat inteligjentë dhe kompjuterët.
Pllakat amë, të cilat kanë lidhës të praruar, shpesh e përmbajnë atë. Kjo për shkak se metali, përveç që është një përcjellës i shkëlqyer, është i pandryshueshëm dhe nuk i nënshtrohet oksidimit.
Përpara se të hidhni një celular ose një kompjuter, do të ishte mirë të hapni dhe ta kontrolloni, duke rikuperuar metalin aty ku është. Ari më pas mund të ripërdoret.
Aksesorë të tjerë brenda pajisjeve që përmbajnë ar janë procesorët dhe memoria RAM. Në total, bëhet fjalë për 1/3 e një gram ari të pranishëm brenda një celulari (që i përgjigjet 2 euro), dhe 1/5 e një gram ari në kompjuter (afërsisht 12 euro). Kjo është vlera e përftuar në bazë të çmimeve aktuale.
Pra, si të vazhdojmë? Duke ditur se pajisje të ndryshme elektronike, duke përfshirë kompjuterët dhe telefonat inteligjentë, përmbajnë metalin e çmuar, ne do të inkurajohemi ta rikuperojmë atë, përpara se ti hedhim ato pajisje që nuk nevojiten më, ose që janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.
Megjithatë, heqja e arit nuk është e lehtë, sidomos me mjetet që kemi zakonisht në shtëpi. Në fakt, është e nevojshme të dihet se materiali i çmuar është i lidhur me metale të tjera dhe për të marrë atë është e nevojshme të përdoren acide që e ndajnë atë nga përbërësit e tjerë.
Në vendin tonë përdoret një metodë e quajtur “Romeo” – d.m.th. Recovery Of Metals by Hydrometallurgy – një sistem që lejon nxjerrjen e arit nga PC dhe celularë të vjetër, me një përqindje suksesi prej 95%. Në praktikë, në këtë mënyrë metali rikuperohet nga pllakat amë të pajisjeve, me kosto të ulët të energjisë dhe performancë të shkëlqyer mjedisore.
Prandaj, para se të hiqni qafe pajisjet e vjetra, ia vlen t’i çoni ato te dikush që merr vesh për të provuar të rikuperoni thesarin që ato përmbajnë.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re