Skip to content

Banka Botërore: 692 milionë njerëz në varfëri ekstreme

Nga një studim i bërë se fundmi  thuhet se :8.5% e popullsisë globale, afërsisht 692 milionë njerëz, jetojnë në varfëri ekstreme, pra me më pak se 2.15 dollarë në ditë.

Këtë e bëri të ditur sotë Banka Botërore, duke nënvizuar se ulja e varfërisë globale është në ngërç dhe se periudha 2020-2030 rrezikon të jetë një dekadë e humbur.

Standardi i jetesës për  3.5 miliardë njerëz është nën pragun e 6.85 dollarëve në ditë, një shifër pothuajse e pandryshuar në krahasim me vitet 1990.