Shqipëria pritet të jetë pjesë e sistemit  europian të pagesave brenda këtij viti.Kjo do të sigurojë për qytetarët dhe bizneset kryerjen e pagesave në kohë më të shkurtër dhe disa herë më ulëta  se ato aktuale.

Shqipëria pritet të jetë pjesë e sistemit  europian të pagesave brenda këtij viti.Kjo do të sigurojë për qytetarët dhe bizneset kryerjen e pagesave në kohë më të shkurtër dhe disa herë më ulëta  se ato aktuale.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi takime me  Giorgio Andreoli, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Evropian të Pagesave, dhe z Gert Jan Koopman, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit pranë Komisionit Evropian, në Bruksel, në kuadër të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro.Në takime u theksua se Shqipëria është një ndër 3 vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë avancuar bindshëm drejt anëtarësimit në SEPA, dhe pritet që në muajt e ardhshëm të aderohet në të.

“Pjesëmarrja në SEPA është një nga shtyllat e Planit të Rritjes të hartuar nga Komisioni i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe një objektiv afatgjatë për Bankën e Shqipërisë dhe vendin tonë. Prandaj, Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë standardet e larta të vendosura nga SEPA për sa i përket efikasitetit dhe sigurisë së pagesave. Ekonomia shqiptare është shumë e ndërlidhur me Bashkimin Evropian, ndërkohë që ky anëtarësim ndihmon në uljen e ndjeshme të kostove të pagesave me BE-në dhe zonat e lidhura me të, nëpërmjet SEPA-s.” 

Përtej rëndësisë politike në kuadër të integrimit evropian të vendit, pjesëmarrja në SEPA ofron pagesa ndërkufitare në Euro, me të njëjtat kosto si ato brenda vendit dhe pas anëtarësimit, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët.Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave në sistemin europian të pagesave , mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim.

Po ashtu vlerësohet që lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, BE-në, nxit zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare me të. Përfitime nga kjo nisme pritet të kenë edhe emigrantët të cilët do të mund të kryejnë transferta me kosto disa herë më të ulëta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re