Një vajzë e vogël nga Newcastle i është nënshtruar një operacioni urgjent në tru pasi ka gëlltitur një qime nga një furçë për Barbekjye. ajo tani po shërohet.
Sanduiç fatal për një vajzë të vogël: pasi gëlltiti një qime furçe- Një vakt i lehtë dhe i thjeshtë u kthye në një makth për një vajzë shtatëvjeçare nga Newcastle, New South Wales.
Gjatë një vakti të konsumuar në korrik, vajza e vogël gëlltiti në mënyrë të pavetëdijshme një qime furçe Barbekyje që kishte ngelur brenda sanduiçit me vezë dhe proshutë.
Fillimisht, familja mendoi se vogëlushja thjesht kishte pasur një sëmundje të lehtë, por situata u përkeqësua në ditët në vijim, kur vajza filloi të shfaqte simptoma të rënda si dhimbje të vazhdueshme të fytit, temperaturë të lartë dhe vështirësi në njohjen e prindërve.
Ekzaminimet klinike zbuluan praninë e absceseve të trurit, të shkaktuara nga perforimi i ezofagut dhe i arteries karotide nga ç’pimet e qimes .
Ndërhyrja urgjente dhe deklaratat e nënës- Vajza e vogël u transferua me shpejtësi në një spital fëmijësh në Sidnej, ku iu nënshtrua një operacioni për të shpëtuar jetën.
Nëna, duke folur për transmetuesin ABC, shprehu lehtësimin për rikuperimin e vajzës së saj: “Ajo pati një shërim fenomenal, duke marrë parasysh se si mund të kishte përfunduar, tani është vërtet mirë”.
Incidenti ka tronditur komunitetin lokal, duke lënë shumë prindër të shqetësuar për përdorimin e furçave me tela gjatë pastrimit të grilave për Barbekjun.
Furça e Barbekjys : një rrezik i nënvlerësuar- Sipas studimeve të fundit, incidente të ngjashme nuk janë të rralla. Në Shtetet e Bashkuara, ka pasur mbi 1,700 raste në dhjetë vjet të lidhura me gëlltitjen aksidentale të qimeve metalike të skarës, me disa njerëz që kërkojnë kirurgji urgjente.
Nëna e vogëlushes vendosi të ndërgjegjësojë publikun për këtë rrezik të fshehur, duke rekomanduar kujdes gjatë përdorimit të këtyre mjeteve. Edhe pse vajza e vogël është tani në shtëpi, ajo po vazhdon trajtimin e saj dhe familja e saj shpreson që historia e saj të parandalojë tragjedi të ngjashme në të ardhmen.
