Analisti Agim Baçi komentoi mbërritjen e emigrantëve në Shëngjin, duke thënë se po aplikohet ‘teoria e bretkosës që nuk futet në ujë të nxehtë, por i nxehet uji gjatë rrugës që të mos e kuptojë”.
Baçi tha se ne jemi për të dekurajuar këta emigrantë, duke shtuar se Kryeministri Edi Rama e ka bërë për përfitim personal.
“Ne jemi këtu për të dekurajuar ata emigrantë që shkojnë në Itali dhe Italia gjeti Shqipërinë si një zgjidhje. Ne e dimë, gatishmëria e Ramës për ta bërë këtë gjë për përfitim politik personal.
Ne jemi vend emigrantësh. E kupton cfarë do të thotë. Ti do të dekurajosh ata. Nuk ka një politikë kombëtare për të mbajtur shqiptarët në Shqipëri dhe ndërkohë merret përsipër të zgjidhet një problem europian si kjo çështja e emigrantëve.
Është një politikë shumë personale kjo e dekurajimit të emigrantëve”, tha Baçi në emisionin “Open” në News24.
