Socialistët kanë mbërritur në Kuvend rreth 90 minuta para nisjes së seancës parlamentare për të shmangur përplasjet me deputetët e opozitës.
Mes ligjvënësve të PS që kanë mbërritur heret në Kuvend janë Ermonela Felaj dhe Petro Koçi.
Mbërritja në Parlament e socialistëve duket si një plan për të shmangur tensionet me deputetët e PD, pasi gjatë seancës së 3 javëve më parë nuk u lejuan të futeshin në sallë dhe u desh ndërhyrja Gardës.
Ndërkohë ligjvënësit demokratë kanë nisur një mbledhje në orën 08:30 në selinë blu për të diskutuar mbi aksionin e tyre opozitar.
Ndërsa para hyrjes së Kuvendit, Garda e Republikës ka marrë masa duke vendosur një gardh metalik.
