Romë, 15 tetor 2024 – Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit është në shok:
“Është e tmerrshme të shohësh njerëz që digjen për vdekje” pas bombardimeve ajrore të Izraelit, tha zëdhënësi Matthew Miller, duke iu referuar videos që qarkullon në mediat sociale e cila tregon tmerrin, vdekja e Shaban Ahmad, studenti 19-vjeçar i inxhinierisë softuerike i djegur i gjallë së bashku me viktimat e tjera të zjarrit që shpërtheu në kampin e refugjatëve Deir al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, pas bombardimeve izraelite të spitalit Al – Dëshmorët e Aksasë.
“Ai ishte një hero pa dashur të ishte i tillë”- Angelo Cruciani, artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut, e kujton kështu: “Ishte hero edhe sikur të mos donte, një djalë kaq entuziast dhe luftarak, sa nuk më besohet se u dogj i gjallë bashkë me nënën e tij”.
Video zemërthyese ne rrjetet sociale- Videoja është e tmerrshme, zemërthyese, tronditëse. Pamjet tregojnë një pjesë të kampit të përfshirë nga flakët, trupi i të riut shihet duke u përpëlitur nga zjarri, ferri përreth tij nuk i jep shpëtim. Njerëzit thërrasin në mënyrë të dëshpëruar “allah akbar”, disa filmojnë me celularët e tyre. Askush nuk ndërhyn, flakët janë shumë të larta dhe të pranishmit duket se janë në panik, të paaftë për të reaguar ndaj një tmerri të tillë. Në pamjet  e fundit shohim dikë duke ardhur me batanije, por është vonë, Shabani tashmë ishte djegur i gjallë.
Një simbol i tragjedisë palestineze- Fati i tmerrshëm i Shabanit u bë menjëherë simbol i tragjedisë së palestinezëve. Shaban kishte muaj që përpiqej të mblidhte para për ta çuar familjen e tij në vënd të sigurt larg Gazës, Egjipt. Cruciani thotë: “Me miqtë e tjerë kemi ndërmarrë veprime për ta ndihmuar atë të arrijë qëllimin e tij”. Shaban kishte nisur gjithashtu një mbledhje fondesh në Gofundme për t’i shpëtuar fatit të shumë palestinezëve dhe për të cuar në një vënd të sigurt ,babain e tij Ahmed, 44 vjeç, nënën e tij Alaa, 38, motrat e tij Farah, 18 dhe Rafah, 13, vëllezërit e tij Mohammed, 16 vjeç dhe Abdelrahman 10 vjec .
“Unë kisha ëndrra të mëdha, por lufta mi shkatërroi ato”- “Jeta ime është kthyer përmbys. Dikur e mbushur me ëndrra, tani përballem me realitetin e ashpër të zhvendosjes dhe pasigurisë. Në Gaza, ëndrrat vdesin”, shkroi ai në rrjetet sociale. “Çdo ‘zhvendosje’ lë pas nesh një copëz të re të shpirtrave tanë të copëtuar. Netët, veçanërisht, janë të pamëshirshme, të mbushura me klithmat e pandërprera të fëmijëve që njohin vetëm terrorin dhe pasigurinë. Unë kisha ëndrra të mëdha, por lufta mi shkatërroi ato. vuaj nga depresioni dhe më bien flokët për shkak të traumës me të cilën përballem çdo ditë.
Të rinjtë palestinezë që jetojnë jashtë palestines : Thonë “Nuk do të falim kurrë”- I riu njihej edhe nga të rinjtë palestinezë që jetojnë
tashmë në europë . Në fillim të vitit ai publikoi një video në profilin e tij ku përshkruante jetën e tij në çadër si një person i zhvendosur. Palestinezët e rinj shkruajnë: “Ishte ai që ndërtoi çadrën në të cilën jetonte familja e tij dhe në të cilën ai dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij u dogjën të gjallë. Ne kurrë nuk do të harrojmë dhe nuk do të falim kurrë, lavdi dëshmorëve tanë”.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re