Një 35-vjeçar ukrainas është arrestuar në Kavaje, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të alkoolizuar.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është identifikuar me iniciale O.M.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin ukrainas O. M., 35 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.