Ka raste kur gjyshërit kthehen për t’u bërë prindër. Ndodh kur, për arsye nga më të ndryshmet, u kërkohet të kujdesen për fëmijët e fëmijëve të tyre.
Kjo ka pasoja të shumta, para së gjithash është fakti i pamundësisë në
kohët që jetojmë për të krijuar marrëdhënien tradicionale gjysh/nip, por duhet edhe të zëvendësohen disi prindrit me kohë të plotë ose të pjesshme.
Sakrificat e gjyshërve/prindërve- Kur një gjysh apo gjyshe e gjen veten që duhet të rrisë një nip apo mbesë , ata detyrohen, në shumicën e rasteve, të bëjnë shumë sakrifica, ashtu siç kishin bërë vite më parë kur u bënë vetë prindër. Kanë më pak hapësirë për kohë të lirë, mundësia për të udhëtuar zvogëlohet dhe ka më pak pavarësi. Për t’u kujdesur për një nip për shumë orë në ditë, në fakt, është e nevojshme të marrësh përgjegjësinë për menaxhimin e shtëpisë, oraret, vaktet, detyrat e shkollës, sportet dhe lojërat.
Kujdesi për nipërit dhe mbesat: avantazhet –Ndonëse është padyshim sfiduese, rritja e nipërve ka edhe shumë përfitime. Për shembull, gjyshërit dhe nipërit do të jenë në gjendje të krijojnë një lidhje të veçantë, e cila do të shkojë përtej marrëdhënies farefisnore. Për më tepër, të kesh gjithmonë njerëz më të rinj pranë do t’i bëjë gjyshërit të ndihen më pak të moshuar.
Rëndësia e ndjenjave tuaja- Në varësi të personalitetit tuaj, ndjenjat pozitive ose negative mund të mbizotërojnë. Megjithatë, këshilla e parë është të njohësh llojin e ndjenjës që ke kur mendon për mundësinë e rritjes së nipërve. Emocionet pozitive, si dashuria për nipërit e mbesat, gëzimi për t’i parë ata të mësojnë dhe rriten, dhe lehtësimi për t’u siguruar atyre një mjedis të qëndrueshëm, janë të lehta për t’u njohur. Është më e vështirë të pranosh ndjenja të tilla si pakënaqësia ndaj prindërve të nipit, faji apo frika për të mos qenë të aftë. Është e natyrshme të kesh ndjenja të përziera kur përballesh me një supozim të madh përgjegjësie.
Gjyshërit duhet të kujdesen për veten e tyre- Një këshillë tjetër që mund të jetë e dobishme për gjyshërit/prindër është të kujdesen për veten e tyre. Për të qenë në gjendje të rrisni nipërit e tyre, veçanërisht kur ata nuk janë më aq të vegjël, është e nevojshme të ndani pak kohë të lirë në mënyrë që të mos ndiheni të mbingarkuar, të rraskapitur ose të ndrydhur emocionalisht. Ju mund të zgjidhni aktivitet fizik, si joga ose trajtime bukurie. Çdo gjë që siguron që gjendja psiko-fizike tek gjyshi apo gjyshja të jetë optimale për rritjen e nipërve.
Përvoja do të jetë karta fituese- Ajo që gjyshërit duhet të kenë parasysh kur e gjejnë veten duke u bërë sërish prindër është se përvoja e tyre mund të përfaqësojë kartën fituese. Fakti që keni jetuar tashmë të njëjtën përvojë sigurisht që mund t’ju ndihmojë ta përballoni këtë sfidë të vështirë në mënyrën më të mirë, duke shmangur të njëjtat gabime të bëra në të kaluarën .
