Sipas mediave greke, i riu thuhet se nuk kishte patentë dhe leje drejtimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00 pak ditë më parë në Selanik.

Siç tha babai i 27-vjeçarit për protothema.gr, djali i tij është dashur t’i nënshtrohet një operacioni për dëmtimin e këmbës, ndërsa ka plagë edhe në kokë. Sipas babait të viktimës, 27-vjeçari jeton në Holandë dhe ka ardhur në Greqi ditë më parë.

Pasditen e së enjtes, ai doli për tu takuar me miqtë e tij dhe vetëm kur shkoi për të marrë ushqim ndodhi aksidenti tronditës. I riu ka tentuar të kalojë rrugën, por motori i cili po lëvizte me shpejtësi marramendëse, e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur rreth dhjetë metra larg.

“Fëmija im u zgjua në spital, nuk e dinte se çfarë ndodhi dhe çfarë e goditi. Siç thonë disa dëshmitarë, në motor kanë qenë dy persona, ndërsa pak metra më poshtë duket se shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë, por ata janë zhdukur”, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re