Skip to content

Zjarri pranë Gjykatës, ndërron jetën 41-vjeçarja që mbeti e bllokuar në banesë nga flakët

Ka ndërruar jetë 41-vjeçarja që mbeti e bllokuar në banesën që u përfshi nga flakët e zjarrit, pranë Gjykatës së Burrelit.

Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit shpërthyen në një banesë dy katëshe pranë Gjykatës së Burrelit.

Për fat të keq 41-vjeçarja nuk arrit të mbijetojë.

Burime bëjnë me dije se gruaja fatkeqe ishte e paralizuar dhe për pasojë nuk ka mundur të dalë nga shtëpia.

Ekipet zjarrfikëse dhe policia po punojnë per zbardhjen e shkakut të zjarrit.

“”