Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqerore (ISSH), Astrit Hado foli sot për menaxhimin e sigurimeve shoqërore dhe për plante për rritjen e pensioneve.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë, Astrit Hado tha se vendimi për rritjen e pensioneve duhet menduar mirë, pasi çdo rritje në pensione ndikon ekonominë deri në 20 vitet në vijim.
Hado tha se ne vendin tonë ka numër më të lartë pensionistësh në raport me popullsinë rezidente në Shqipëri.
Duke iu referuar të dhënave të Censit ai tha se 30% e popullsisë në Shqipëri është mbi moshën 65 vjeç, që sipas tij do të thotë që ka pak njerëz që kontribuojnë.
“Kjo është një vendimmarrje jashtëzakonisht e vështirë dhe unë besoj që nuk ka qeveri apo drejtues të skemës së pensioneve aq sa edhe vetë qytetarët që të duan rritje të pensioneve. Problemi është që ku do gjenden këto lek. Ka dy mundësi, ose duhet të heqim dorë nga disa investime në shkolla, rrugë , ose duhet të marrim borxh”, tha Astrit Hado.
Astrit Hado: Unë sigurimet shoqërore i konsideroj si familje. Janë 1.7 mln vetë anëtarë të kësaj familje të madhe. 25 deri në 27% e buxhetit të shteti mbulon sigurimet shoqërore.
Duhet ti harmonizojmë gjërat me qëllim që të rrisim pensionet, jo vetëm për një muaj. Çdo masë që mund të merret te pensionet nuk e ka ndikimin vetëm në vitin aktual, por deri në 15 me 20 vite. Kemi një numër të lartë pensionistësh në raport me popullsinë me rezidente në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Censit pensionsitët janë 30% e totalit të popullsisë, që do të thotë se në Shqipëri 30% e popullsisë janë të moshës mbi 65 vjeç. Kjo do të thotë që kemi pak njerëz që kontribuojnë.. është një familje që nëse është me 6 anëtarë 2 janë pensionistë, dy janë fëmij dhe vetëm djali me nusen punojnë.
Po të marrim në konsideratë nivelin e pagës të nuses dhe djalit që punojnë është identik si buxheti familjar. Ne duhet të marrim një vendim, të harmonizojmë këto lek që sjell djali dhe nusja për çfarë do i shpenzojnë, do i shpenzojnë vetëm për pensione , apo për shkollimin e fëmijëve dhe plotësimin e kërkesave të fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja e këtij vendi.
