Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka hedhur akuza ndaj ministrit Taulant Balla, si i lidhur me familje mafioze.
Berisha ka denoncuar se të dhënat e publikuara nga Sky Ecc janë më kriminale për Taulant Ballën sesa për Jurgis Çyrbjan.
“Taulant Balla me Vate Staken, prokuror në KLP me urdhër të bandave liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla”, tha Sali Berisha.
Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot, sepse ish zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhej koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesore të shtëpive mafioze. Sot kolegët e Erion Velisë në Skapin e partisë njoftuan, bënë publik për akuzat që ka ndaj Ergys Çyrbës dhe të dhënat që kanë marrë me Sky Ecc.
Shumë herë më kriminale janë të dhënat që Sky Ecc dhe përgjigjet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtet Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por mos harroni se Taulant Balla me Vate Staken, prokuror në KLP me urdhër të bandave liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. Balla lëviz si përfaqësues i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Ballës, i cili në në regjistrime figuron zëdhënësi i interesave të familjes mafioze, Brajave, Celajt, Rrajat etj.
