Gazetari i News24, Osman Stafa, dorëzoi sot në SPAK dokumentet që provojnë mungesën e kimioterapive dhe medikamenteve për të sëmurët me tumor dhe kancer te spitali i Onkologjikut.

Në një prononcim për mediat para ambienteve të SPAK, gazetari Osman Stafa tha se dy vite më parë ai ka bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, një kallëzim që nuk u hetua kurrë si rast, e për këtë arsye ai iu adresua SPAK.

Stafa tha se i ka kërkuar SPAK që të disponojë dosjen e mungesës së kimioterapive për fëmijët dhe të rriturit.

“Bëra kallëzim në Prokurorinë e Tiranës por nuk u hetua si rast. Atje ka prova dhe dëshmi që flasin për mungesa të frikshme të mungesave të kimiove për fëmijët. Prokuroria e Tiranës mori një vendim skandaloz. QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur. QSUT deklaron që ka edhe më shumë mungesa. Situatë e frikshme është edhe kontrabanda e ilaçeve. Kontrabandistët hyjnë në Onkologjik dhe u thonë mjekëve më sill pacientë të blenë tek unë, sepse kështu ka ndodhur“, tha Osmant Stafa.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko