Skip to content

Ilir Meta vu në pranga me urdhër të SPAK, çfarë ndodhi pasi kreu i PL-së mbërriti në Drejtorinë e Policisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se mbërritja e tij në Policinë e Tiranës është bërë në mënyrë të fshehtë dhe jashtë syrit të mediave.

Po ashtu mësohet se Ilir Meta brenda ambienteve të Policisë së Tiranës është shfaqur i tensionuar dhe ka debatuar me agjentët e BKH.

Ndaj Ilir Metës SPAK-u ka kryer një hetim pasuror.

Ky hetim besohet se është shkaku i arrestit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore si çështja CEZ-DIA.

Në mes të qershorit Meta qëndroi për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.

“”