Skip to content

“Shfaqje e turpshme e Policisë së Shtetit”- Flamur Noka reagon për arrestimin e Ilir Metës: U tërhoq me forcë nga maskat e narkoshteti

“Ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic është shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit”, kështu është shprehur Flamur Noka lidhur me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u arrestua mesditën e sotme me urdhër të SPAK.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se kryeministri Edi Rama ka synim të eliminojë Partinë e Lirisë.

Reagimi i plot

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit. Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë #PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe #Rama kërkon që #shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë. Të gjitha do t’i kthehen mbrapsht. Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!

“”