Arrestimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngjallur debat mes kreu të Nismës Thurja Endri Shabani dhe analistit Arion Sulo.
Shabani tha në studion e emisionit ‘Open’ në News24 se Meta mund të ketë kundërshtuar agjentët e policisë ose BKH-së dhe ndaj e kanë nxjerrë forcërisht nga makina. Ai shtoi se tashmë ai ndodhet në burg dhe nuk mund ta mbrojë njeri.
“Nuk përbën lajm mënyra se si u arrestua, por arrestimi i tij. Kam 34 vjet që e kam pritur, SPAK u ngrit për këta nga Edi Rama, te Sali Berisha e Ilir Meta”, tha Shabani, ndër të tjera.
Në replikë, Sulo tha se përderisa nuk ka kushte flagrance, pse duhej të arrestohej në formë të tillë.
“Pse nuk e arrestuan në zyrë, në shtëpi?”, pyeti Sulo, ndërsa Shabani tha “atje e kanë gjykuar dhe e arrestuan duke zbatuar një vendim Gjykate”.
Analisti ndër të tjera tha se Meta u arrestua si kriminel për të tërhequr vëmendjen nga ish-deputeti i PS Urges Çyrbja i cili u arrestua një natë më parë.
“Pse nuk po flasim sot për Çyrben? U arrestua si kriminel për të tërhequr vëmendjen nga Çyrbja”, tha Sulo.