
Ansambli i valleve popullore bullgare “Vangeloff”, me ftesë të Bashkisë së Beratit, dha sot përpara artdashësve të shumtë beratas një koncert të përbashkët me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” dhe grupin e shoqatës “Qypërllinjtë e Roshnikut”.
Të pranishëm në këtë koncert ishin ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, z. Momtchil Stoyanov Raytchevski, dhe Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Afize Skëndo, të cilët përshëndetën këtë aktivitet të bukur artistik.

Vallet dhe këngët e bukura popullore elektrizuan sallën dhe rrëmbyen duartrokitjet e artdashësve të shumtë.
