Presidenti i PL-së, Ilir Meta është përplasur ashpër me prokurorët e posaçëm gjatë seancës në GJKKO.
Sipas burimeve, Ilir Meta replikuar ashpër me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Sotir Kllapi.
Mësohet se ish-Presidenti ka hedhur akuza ndaj tyre. Ndërkohë seanca ndaj Ilir Metës dhe 3 personave të tjerë nën hetim, Monika Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku është shtyrë për në orën 13:30.
Avokatët dhe 4 të akuzuarit kanë kërkuar që të njihen me aktet e dosjes.
Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi tha sot: Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajen dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët. E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur.
Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë. 3 orë janë shumë pak. I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Edi Ramës.
E pyetur nëse ishte i qetë Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj: Nuk flas farë për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time. Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sallë.
