Skip to content

Ansambli i valleve popullore bullgare, koncert në qytetin e Beratit

53005018 2265221826854556 815592909163200512 o

 

2 mars – Ansambli i valleve popullore bullgare “Vangeloff”, me ftesë të bashkisë së Beratit, dha sot përpara artdashësve të shumtë beratas, një koncert të përbashkët me Qendrën Kulturore “Margarita Tutulani” dhe grupin e shoqatës “Qypërllinjtë e Roshnikut”.
Të pranishëm në këtë koncert ishin ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Momtchil Stoyanov Raytchevski, dhe nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo, të cilët përshëndetën këtë aktivitet të bukur artistik. Vallet dhe këngët e bukura popullore elektrizuan sallën dhe rrëmbyen duartrokitjet e artdashësve të shumtë, të cilët kaluan momente të paharrueshme mes tingujve të muzikës.

52778873 2265222086854530 1635337054541840384 o
52976505 2265221446854594 6147646214163660800 o
52997087 2265221010187971 7517966705457364992 o
53005018 2265221826854556 815592909163200512 o 1
53008504 2265221040187968 8385113567363334144 o
53072496 2265221840187888 6876524145937481728 o
53218928 2265221683521237 5129611116720160768 o
53503870 2265221570187915 1965171340075859968 o
53522380 2265221576854581 6664766143527387136 o