Santiago është 17 ditësh, dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm mjekësor
Prindërit e një foshnjeje 17-ditore, e cila ka lindur para kohe, dyshohet se kanë rrëmbyer djalin e tyre nga një maternitet në Aulnay-sous-Bois, jashtë Parisit, duke nxitur planin e “gadishmërisë së rrëmbimit” në shkallë kombëtare.
“Santiago, një i porsalindur mashkull 17 ditësh, me flokë bionde, i veshur me një bluzë kafe dhe pizhame të bardha, u rrëmbye nga materniteti i spitalit Robert Ballanger midis orës 23:00 dhe 23:30 natën e kaluar”, tha ministria Brendshme Franceze në deklaratën e saj, duke shtuar se i vogli i lindur para kohe ka nevojë për “kontroll të vazhdueshëm mjekësor”.
Të dyshuar – shtohet në deklaratë – janë prindërit e tij, një burrë 23-vjeçar dhe një grua 25-vjeçare.
Stafi i shërbimit neonatal dha alarmin.
Ftohen të gjithë të telefonojnë në numrin e posaçëm për rrëmbimet dhe të shmangin “ndërhyrjen direkte”. Pa kujdes të vazhdueshëm mjekësor, jetëgjatësia e të porsalindurit nuk do t’i kalonte 12 orë, theksojnë mjekët. Çifti u largua nga spitali me një çantë dore në të cilën hetuesit dyshojnë se kishin fshehur Santiago-n e vogël. Kontrollet në shtëpinë e tyre dhe tek të afërmit e tyre nuk dhanë rezultat.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re