Skip to content

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar duke i vënë zjarrin banesës, arrestohet 42-vjeçari! Si tentoi t’i digjte, u mbylli dyert që të mos dilnin dhe…

Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, i cili tentoi të digjte prindërit duke i vendosur flakën banesës.

Altjon Sulejmani raportohet se i ka vënë zjarrin banesës, ka mbyllur dy të moshuarit brenda banesës duke kyçur dyert dhe më pas është laguar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit, ku forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarve nga banesa në flakë.

Raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu mësohet se 42-vjeçari ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

LEXONI EDHE: I biri tentoi t’i digjte duke i vënë zjarrin banesës, ja si është gjendja e dy të moshuarve! Gruaja e paralizuar u nxorr nga shtëpia me barelë, fqinji: Ishin të frikësuar

Njoftimi i policisë:

Fier/Tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, duke i vënë zjarrin banesës, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori”, Fier, një banesë ku ndodheshin 2 të moshuar, është përfshirë nga flakët.

Pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, të cilët kanë mundur të nxjerrin nga banesa, 2 të moshuarit, në gjendje të mirë shëndetësore. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se djali i shtetasve të moshuar, shtetasi A. S., 42 vjeç, banues në Fier, i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur dyert, në mënyrë që ata të mos dilnin nga banesa dhe është larguar.

Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit A. S., 42 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“”