Avokati Sokol Mëngjesi pas disa muajsh mungesë për shkak të dhunës barbare nga disa persona në zonën e ish bllokut i është rikthyer sot punës.

Ai është parë në ambientet e GJKKO ku do marrë pjesë në seancën paraprake ndaj Sali Berishës.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti. Ai iu nënshtrua një trajtimi mjekësor fillimisht në Shqipëri, më pas u nis drejt Greqisë për një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë pak ditë më parë,  përmes një deklarate noteriale ai vuri në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Personat që morën pjesë në konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko