Skip to content

“S’ka shans të kem goditur vajzën me karikues”/ 27-vjeçarja tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, i shoqi i përgjigjet akuzave për dhunë: Nëse ajo s’do që të përfundojë në burg…

Ajet Isufi iu është përgjigjur akuzave të bashkëshortes së tij, e cila në muajin korrik tentoi të hidhej me fëmijët në Bunë, se ka ushtruar dhunë ndaj të miturve.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Ajet Isufi u shpreh se janë shpifje dhe se nuk e ka goditur kurrë vajzën me karikues, duke shtuar se ishte bashkëshortja e tij që i dhunonte fëmijët, të cilët ndodhen në jetimore.

“Kur është rrahur djali ka qenë në Tiranë, e di edhe gjykata. Kam bërë kërkesë por ka hyrë familja e saj në mes dhe nuk po më lënë t’i marr fëmijët.

Fëmijët dua t’i marr vetë, kam bërë mijëra kërkesa në polici e gjykata. Asnjëra kërkesë nuk është pranuar, thonë duhet të pritet data e gjyqit.

Sa herë shkoj pi kafe ajo më qesh. Jo, kurrë s’kam shans të rrah vajzën me karikues, shpifjet të mi tregojë në gjykatë.

Kam thënë që fëmija nga marrëdhënia tjetër është i imi do të përgjigjem. Kam nis lidhje tjetër, jo kur kemi qenë bashkë, kur u ndamë.

I them asaj që nëse nuk do që të përfundojë në burg sepse kam fakte të tjera, në telefon tjetër, dhe kërcënimet që më kanë bërë familjarët e saj me jetë. Nëse nuk do që të fusë në burg Ajetin, të më sjellin fëmijët e mi tek shtëpia dhe të vazhdojnë jetën e tyre.  I përgjigjem vetë fëmijëve”, u shpreh Ajet Isufi.

LEXONI EDHE: “Vajzën e ka goditur me karikues telefoni”- Tentoi të hidhej në Bunë me 4 fëmijët, 27-vjeçarja rrëfen dhunën e bashkëshortit: Ja si e zbulova që do bëhej baba me një grua tjetër

 

“”