Në një pyetje tjetër të gazetarëve lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, eurodeputeti Beleri theksoi
Eurodeputeti i Demokracisë së Re, kandidat për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri në një takim në Selanik me zv/ministrin e Brendshëm, për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gioulekas është pyetur edhe për takimin që ai do të ketë pas disa ditësh me kryeministrin shqiptar Edi Rama, si pjesë e një delegacioni të PE në Tiranë.
“Unë do të jem një nga dhjetë eurodeputetët që do të shkojnë në Shqipëri për të pasur një takim me kryeministrin. Aty do të kemi vërtet një takim me zotin Rama. Mendoj se zoti Rama po bën punën e tij dhe unë po bëj timen”, ka deklaruar Fredi Beleri.
Në një pyetje tjetër të gazetarëve lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, eurodeputeti Beleri theksoi: “Gjeografikisht Shqipëria është në Europë . Pyetja është nëse ajo dëshiron të hyjë. Greqia ka luajtur një rol udhëheqës në hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, i cili është shtëpia e të gjithëve, por që ka rregullat e tij”.
