Skip to content

Ushqimet që duhet të hani kur trupi ju dërgon sinjale për mungesë vitaminash

Vitaminat dhe mineralet janë ato enzima aktive që jo vetëm luajnë një rol kryesor në organizmin e njeriut, por edhe ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve metabolike! Niveli i ulet ose defiçencat që trupi krijon shoqërohen me jo pak probleme, ndaj ju duhet të jeni në aftë të kuptoni kur nuk shkon diçka ! Shenjat e mëposhtme ju paralajmërojnë se trupi po ju kërkon ndihmë

1. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë , bajamet dhe stikat.

2. Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve: Kjo tregon qartazi se keni mungesë të vitaminës C. Duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.

3. Flokë e thonj të dobët: Mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.

4. Gjumë, nervozizëm, mpirje: Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit. Hani fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.

5. Dëshira për ushqim të kripur: Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.

6. Dëshirë për ëmbëlsira: Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.

7. Rritje e dëshirës për fruta deti: Trupi ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi.