Skip to content

Aksident/ Mjeti përplas një këmbësor, i lënduari dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

 

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 19:45 në lagjen Sallbeg. Një automjet tip Ford, ka përplasur një kalimtar.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka thirrur ambulancën për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarit.

Pak minuta më vonë, ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe e dërgoi personin e aksidentuar në Spitalin e Kavajës për trajtim të mëtejshëm.

Policia ndodhet në vend për të kryer hetimet dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

“”